Kush do ta ngrejë euron? Kreu i Shoqatës së Eksportuesv: E ka në dorë vetëm BSH
Kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi ka komentuar situatën e rënies së euros në vendin tonë.
Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se vetëm Banka e Shqipërisë e ka në dorë zgjidhjen e situatës së rënies së euro.
Më tej ai nënvizoi se i kanë dhënë alternativat Bankës së Shqipërisë, por që kjo e fundit nuk ka marrë parasysh asgjë.
“Ne i kemi dhënë alternativat tona Bankës së Shqipërisë, prej të cilave kanë qenë praktika të njohura ndërkombëtare siç është fiksimi i kursit të euros, duke ndjekur dhe shembullin e Maqedonisë që prej disa vitesh ka një kurs stabël të euros. Kemi dhe vende si Zvicra e cila në periudha të caktuara, kur monedha e tyre vendase ka filluar të fuqizohet në limite që e bëjnë ekonominë jo konkurruese, vendosin limite që këmbimi nuk mund të shkojë më poshtë se një limit i caktuar. Një alternativë e dytë ishte që ne ta kalonim monedhën nga lekë në euro. Ne i kemi dhënë këto dy alternativa por Banka e Shqipërisë nuk ka marrë parasysh asnjërën”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Deputeti i AAK ‘shigjeton’ Kurtin: Na ka futur në konflikte me ndërkombëtarët
- Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së padit Teksasin, shkak barrierat lundruese
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë