“Kush e solli Doruntinën”, Laert Vasili risjell në skenë dramën e Kadaresë

24 Qershor 2024 | 18:59

“Kush e solli Doruntinën” drama e frymëzuar nga romani i shkrimtarit të madh Ismail Kadare është vënë në skenën e Qendrës Kulturore të Përrenjasit, me regjinë e aktorit  Laert Vasili.

Ndryshe nga herë të tjera, kjo vepër është vënë në skenë nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme në Përrenjas.

Pa profesionistë, por me të rinj të talentuar, shfaqja tërhoqi vëmendjen.

” Unë u përpoqa ta përshtatja tek ky brez që kam përshtypjen që është shumë më i aftë se ne për të marrë në dorë një trashëgimi kulturore kaq të madhe”,-tha Laert Vasili.

 “Këta në thonjëza fëmijë që janë më të ditur se ne dot na treguan që janë të aftë për të mbajtur pesha shumë më të mëdha”,-shtoi ai.

“Unë kam disa vjet që punoj me këta fëmijë më japin një energji të paparë dhe ndihem mirë mes tyre. Kjo ishte një shfaqje e vështirë, patëm dhe një eksperiencë të re me një aktor shumë të talentuar. Arti është i vështirë do përkushtim, faleminderit disa njerëzve që mendojnë që mund të na ndihmojnë”,-tha Kujtim Cami, kryepeshkop.

Shfaqja zgjoi emocione të mëdha tek të pranishmit, por kryesisht tek të rinjtë, duke ngjallur dëshirën dhe pasionin jo vetëm për të parë teatër, por për ta konsideruar aktrimin si profesionin e mundshëm në të ardhmen.

“Emocionet ishin të mëdha dhe të papërshkrueshme. Unë kisha një rol kryesor, sekretin kush e solli Dorontinën e dija vetëm unë, sepse isha gruaja, dhe unë luaja që ai të mos rendetë pas Doruntinës por pas meje.”

Veç të rinjve dhe nxënësve të shkollave, shfaqja ngjalli kuriozitet edhe tek shumë qytetarë të Përrenjasit, të cilët mbushën sallën si kurrë më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026