Kush është iraniani që planifikoi sulm terrorist, sot seanca në SPAK
Bijan Poladrag, iraniani i dyshuar për terrorizëm, ka seancën e radhës sot ku prokurori i SPAK, Vladimir Mara pritet të paraqesë pretencën ndaj tij.
Seanca pritet të zhvillohet në orën 12:00, në Gjykatën e Posaçme.
Planifikimi për sulm terrorist:
Gazetari Eni Ferhati raportoi nga SPAK se iraniani ka dy vite që është ndaluar nga autoritetet shqiptare mbi dyshimet për terrorizëm.
Poladrag dyshohet se mblidhte informacion ndaj anëtareve të MEK, kjo e faktuar nga materiale e foto që i janë gjetur në celular, të cilat i disponojnë autoritetet.
Rezulton që ky shtetas iranian ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe ka qenë banor i kampit në Manëz.
Ai vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë planifikonte sulmin terrorist.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve