Kush kandidon në primaret e Shkodrës?
Ende nuk ka zyrtarisht një listë të kandidatëve të Partisë Demokratike për primaret në Shkodër.
Por gazetari Teodor Gjerga ka siguruar disa emra që priten të jenë pjesë e garës për qarkun Shkodër.
Në Bashkinë e Shkodrës janë dy emra që janë bërë pjesë e garës: kryetari aktual i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia dhe një emër tjetër i propozuar nga baza, që është Irena Shestani.
Ndërsa për Malësinë e Madhe ka disa emra që përfliten, një nga këto emra bëhet fjalë për Ramdan Likën, i cili pritet të lërë mandatin e deputetit. Në garë pritet të jetë edhe Isa Rama.
Në bashkinë e Vaut të Dejës i vetmi i konfirmuar është Zef Hila, që pritet të lërë mandatin e deputetit.
Në Pukë, zyrtarisht në garë ka vetëm një emër, Rrok Deda. Ndërkohë nuk ka ende një emër për bashkinë e Fushë-Arrëzit.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital