Kushi: Jo në auditorë të pavaksinuar, ose test. Ndalimi? E zgjidhin Universitetet
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi për Euronews Albania se viti i ri akademik do të fillojë me prezencë fizike në auditorë, por vetëm për studentët dhe pedagogët që janë të vaksinuar.
Ministrja theksoi se në auditorë mund të futen edhe studentët që paraqesin një test negativ PCR, njëherë në 2 ose 3 ditë.
“Testi periodik i PCR-së, imagjinoi që çdo dy tre ditë të bëni testin. Ta paraqesin testin në mënyrë periodike, çdo dy ditë apo tre ditë, siç e vendos Komiteti i Ekspertëve”, deklaroi ministrja.
Ministrja theksoi se nuk ka një vendim nga Ministria e Arsimit për vaksinimin e studentëve, pasi këto janë vendime që merren nga Komiteti i Ekspertëve.
Sa i përket ndalimin të studentëve të pavaksinuar për t’u futur në auditorë, ajo tha se do të vendosen rregullore dhe praktika nga universitetet për këtë proces.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit