Lajçak takon Vuçiç në Beograd, presidenti serb tregon çfarë diskutuan
Presidenti serb Aleksander Vuçiç u takua sot me të dërguarin e BE Miroslav Lajçak ku gjata takimit është shprehur se është i shqetesuar për veriun e Kosovës.
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Pas bisedimeve presidenti Serb u shpreh se i ka përcjellë diplomatit shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.
“I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për të provokuar incidente dhe konflikte”, tha Vuçiç.
Presidenti serb në një postim në Instagram tha se fokusi i takimit ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “që është parakusht që Serbia t’i vazhdojë bisedimet e me Prishtinën”.
Miroslav Lajçak, një ditë më parë ishte në Prishtinë ku u takua me KURTIN, por vizitoi edhe Mitrovicën e Veriut.
Lajçak tha se qëllimi i vizitës së tij në veri është që të marrë ” informacionin e dorës së parë nga njerëzit që jetojnë aty e për të parë se si e shohin situatën ata”.
Diplomati vizi toi te dyja vendet për të monitoruar zbatimin e asaj që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Në 15 maj, Lajçak do të takohet në kryeqytetin belg me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkovicin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë