Lajm i mirë nga Shkupi, pacienti zero del nga spitali. Mjeku: Të afërmit rezultuan negativë gjithë kohën

16 Mars 2020 | 16:11

Edhe pse COVID-19 po shtrihet me shpejtësi në të gjithë Evropën, nga Maqedonia e Veriut vjen një lajm i mirë teksa pacientja 0, një 50-vjeçare e cila rezuloi me COVID-19 dy javë në parë pasi ishte kthyer nga Italia, është shëruar.

Mjeku Fadil Cani, në një lidhje ‘live’ nga Shkupi për Euronews Albania, sqaroin se pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i rekomandohet që pas kësaj periudhe 2 javore të qëndrojë në vetizolim në shtëpi.

Ai tha se pacientja u trajtua me antivirotikë dhe me antibakteriale, pasi kishte komplikime të një pneumonie.

“Në terapinë e vendosur pacientja reagoi mirë dhe rezultoi që ajo të shërohet shumë shpejt dhe pas trajtimit 2-javor në terapi intensive, gjendja u përmirësua. Pas 2 testimeve të njëpasnjëshme pacientja rezultoi negative me COVID-19”, – tha mjeku.

Por çudia më e madhe në rastin e Maqedonisë është fakti se të afërmit e pacientes, që kanë qëndruar pranë saj vazhdimisht, dhe pasagjerët që kishin udhëtuar me të nga Italia, kanë rezultuar negativë me COVID-19.

Mund të lexoni gjithashtu:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026