Lehtësime për lëvizje të qytetarëve në RMV, ka trend pozitiv të të shëruarve
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që të shkurtoj orën policore e cila deri më sot ishte nga ora 16:00. Me kërkesë të Komisioni për sëmundje infektive, ora policore gjatë ditëve të punës do të fillojë nga ora 19:00 dhe do të përfundojë në orën pesë të mëngjesit të ditës së ardhshme, ndërsa gjatë fundjavës do fillojë nga ora 15:00 të shtunën dhe do të vazhdojë deri të hënën në pesë të mëngjesit.
Përveç kësaj, Qeveria vendosi si masë preventive edhe vendosjen e maskave dhe dorëzave të detyrueshme në territorin e të gjithë shtetit, për qytetarët që frekuentojnë tregje dhe vende të mbyllura.
Ndalohet edhe tubimi i më shumë se dy personave në hapësira publike.
Pas paraqitjes së virusit Korona në Maqedoninë e Veriut, masa e parë më drastike ishte ora policore prej orës 21:00 dhe karantina e plotë gjatë fundjavës. Tek pas fillimit të majit priten lehtësime shtesë për lëvizjen e qytetarëve.
Deri më tani në RMV janë shëruar 272 persona, ndërsa të infektuar momental janë 977.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë