Replikat/ Bylykbashi: Ligji 7501 është miratuar nga PS! Lamallari: S’dua ta zgjas
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Ligjit ka korrigjuar dhe kritikuar ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari i cili u shpreh se ligji 7501 u miratua nga Partia Demokratike dhe se i është referuar medias. Bylykbashi theksoi se si ministër i Drejtësisë, Lamallari duhet ti referohet fakteve dhe se ligji 7501 është miratuar në vitin 1991 nga PS-ja.
Ai theksoi se në rast se nuk është i informuar nuk mund të dalë në Parlament dhe të dezinformojë shqiptarët. Nga ana tjetër ministri u shpreh se nuk do që ta kthejë fokusin e takimit me një çështje që e ka ezauruar. Lamallari theksoi se nuk iu referua medias por të një deklaratë për mediat të kreut të PD-së.
“Nuk dua ti rikthehem një çështjeje që e ezaurova. Nuk iu referova në substance medias, iu referova deklaratës së kryetarit tuaj në media që bënte një mea kupla për këtë ligj, për të qenë shumë korrekt. Nuk do doja të vazhdojmë më, se do duket sikur ky është fokusi i takimit, unë jam thirrur për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja të drejta,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Komisioni i Ligjeve 1 minutë heshtje për gjyqtarin e vrarë, Manja: Kambanë alarmi
- “A është masa e paraburgimit abuzive?”, përgjigjet Lamallari: Është një padrejtësi
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit