Ligji i ri në Janar/ Shpifja dhe fyerja nuk do të dënohen më me burg
Kodi Penal pritet të ndryshojë në fund të janarit, duke i dhënë fund ndëshkimit penal për fyerjen dhe shpifjen.
Me një iniciativë të ndërmarrë nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe të mbështetur edhe nga mazhoranca socialiste, Shqipëria i hap rrugë një reforme të kërkuar prej vitesh nga Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare, në funksion të forcimit të lirisë së shprehjes.
Sipas ndryshimeve të propozuara, shpifja dhe fyerja nuk do të jenë më vepra penale dhe nuk do të dënohen as me gjobë, as me burg.
Megjithatë, kuadri ligjor do të vijojë të mbrojë personat e dëmtuar, përmes padive civile.
“Shpifja kërkohet të shfuqizohet si vepër penale. Këtë e kërkon OSBE, Këshilli i Evropës dhe çdo organizatë tjetër ndërkombëtare,” u shpreh Isa Myzyraj, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Paralelisht, ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënime deri në 5 vite burg për kërcënimin apo dhunën ndaj punonjësve të medias për shkak të detyrës. Ky propozim hapi debat mbi përkufizimin ligjor të gazetarit.
“Përkufizimi i gazetarëve nuk duhet të kontrollohet nga qeveria. Nëse qeveria shkruan se kush është gazetar, unë protestoj,” deklaroi Myzyraj.
Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti pikëpyetje mbi këtë çështje:
“Nëse unë nesër largohem nga politika dhe jap mendime në media, a jam gazetare?”
Nga ana tjetër, deputetja socialiste Iris Luarasi theksoi se profesioni kërkon rregulla të qarta.
“Një badge nuk të bën gazetar. Duhet të jesh pjesë e një strukture me rregulla. Nuk mund t’u japim liri të gjithë shpifësve të shkruajnë çfarë t’u vijë në mendje.”
Në të njëjtën linjë, drejtori i ASP-së, Erjon Tase, sugjeroi që gazetaria të lidhet me organizime profesionale.
“Kush janë gazetarët? Le të kenë karta anëtarësie në shoqata,” u shpreh ai.
Organizatat mediatike ngritën shqetësime edhe për rrezikun e shfuqizimit të dënimeve për nxitjen e urrejtjes.
“Helmimi i hapësirave online është një problem serioz dhe edhe Bashkimi Evropian po merr masa,” tha Tase.
Ekspertët ligjorë pritet që në ditët e para të janarit të paraqesin edhe propozime shtesë, që lidhen me përgjegjësinë e gazetarëve në publikimin e informacioneve sekrete.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ligjet shqyrtojnë çështjen e Avokatit të Popullit, 6 kandidatë përmbushin kushtet
- Polonia dhe Hungaria gati të sfidojnë ligjet e BE-së për emigrantët
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak