Ligji për qeverinë teknike përplas partitë në RMV

11 Shkurt 2022 | 12:52

Mazhoranca në Maqedoninë e Veriut ka refuzuar propozimin e opozitës për heqjen e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ligji aktual parashikon që para zgjedhjeve kryeministri jep dorëheqje dhe i hapë rrugën krijimit të qeverisë teknike.

Në Qeverinë teknike opozitës i takojnë Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, si dhe 3 zëvendës ministra me të drejtë vetoje.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE vendosi të heq dorë nga këto privilegje, duke e konsideruar modelin jofunksional.

“Besojmë se ky model do të duhej të tërhiqet, për një arsye, sepse jo-funksionalitetin e kësaj zgjidhjeje ligjore e kemi pasur mundësinë ta shohim në disa raste”, tha Nikolla Miceski nga VMRO-DPMNE.

Megjithatë vetëm 32 deputetë të VMRO-DPMNE-së e përkrahën heqjen e Qeverisë teknike, ndërsa 55 deputetë të shumicës parlamentare votuan kundër.

Konsensus mes partive

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se ndryshimet e tilla mund të bëhen vetëm me konsensus mes të gjitha partive politike.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Foto: Kosovapress

“Ai ligj ka ardhur në formë konensuale dhe në mënyrë konsensuale duhet të dorëzohet në Kuvend, atëherë kur do ta nënshkruajnë koordinatorët e grupeve më të mëdha parlamentare”, tha Xhaferi.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e ka quajtur veprim frikacakësh refuzimin e këtyre ndryshimeve nga pushteti. Sipas tij madje partitë e pushtetit po shkelin edhe marrëveshjen që kishin për heqjen e Qeverisë teknike.

“Kishim marrëveshje, por siç ndodh zakonisht, aq vlen marrëveshja. Ky është mentaliteti i këtyre njerëzve. Jepet dora, flitet një gjë në tavolinë, pastaj më vonë flitet gjë tjetër. Më vjen keq që edhe Kovaçevski vazhdon të sillet siç sillej mentori i tij”, u shpreh Mickoski.

Ligji për Qeverinë teknike u dakordua në bisedimet politike të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në vitin 2016, si rezultat i krizës politike pas publikimit të përgjimeve për Qeverinë e Nikolla Gruevskit.

Ky model u praktikua dy herë, një herë para zgjedhjeve të vitit 2016 kur Nikolla Gruevski u tërhoq nga detyra e kryeministrit para zgjedhjeve. Një herë tjetër në zgjedhjet e vitit 2020 kur Zoran Zaev i la postin bashkë partiakut Oliver Spasovski.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026