English

LSDM dhe Lëvizja Besa bëhen bashkë për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për herë të parë një parti shqiptare dhe një maqedonase shkojnë bashkë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. LSDM-ja dhe Lëvizja Besa kanë shpallur zyrtarisht koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në 12 prill.

- Advertisement -

Kreu i LSDM së Zoran Zaev dhe i Lëvizjes Besa Bilall Kasami thanë se me këtë bashkëpunim kanë dëshmuar se janë tejkaluar paragjykimet ndëretnike dhe se votat do jenë qytetare e jo etnike. Ata u bëjnë thirrje të gjithë partive që ndajnë të njëjtin mendim për shoqëri multietnike që ti bashkohen koalicionit. 

“Koalicioni i sotëm është historik, pasi që të dy subjektet politike me guximin e tyre janë duke e shkruar historinë moderne kur i thyejmë të gjithë pritjet që të bëjmë koalicione pas zgjedhore. Përse. Ja po e bëjmë para zgjedhjeve. Po dalim me ofertë të ndershme para qytetarëve. Synojmë shumicë parlamentare më 12 prill”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Dy partitë ende nuk kanë përcaktuar emrat që do t’i vendosin në listat zgjedhore të koalicionit, por u shprehën të bindur se nuk do të kenë aspak problem në gjetjen e një gjuhe të përbashkët.

“Lëvizja Besa në asnjë moment gjatë negociatave nuk ka folur për pozicione por për parime të bashkëpunimit, për partneritet të plotë, dhe sot jemi krenar që mund ta shpallim këtë me një partneritet të plotë me lidhjen socialdemokrate. Pozicionet janë më pak të rëndësishme”, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev u dërgoi mesazh partive të tjera shqiptare se nuk do të lejojë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor, ta shantazhojnë për formimin e Qeverisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?