English

Luan Baçi: Jam skeptik për negociatat Paloka-Bardhi, bashkimin e sjell vota

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi shprehet skeptik në lidhje me bashkimin e kësaj force politike, përmes negociatave mes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se bashkimin e partisë e sjell vota dhe demokratët.

“E shikoj Partinë Demokratike me pak probleme siç ka qenë shpesherë, vetë për natyrën e saj sesi është themeluar Partia Demokratike, mbi bazën e debateve dhe diskutimeve, e shikoj të bashkuar dhe me pak probleme. Grupi Parlamentar nuk është Partia Demokratike.

Që të jem i sinqertë, nuk pres asgjë personalisht, kam qenë skeptik që në fillim të këtij dialogu midis dy kolegësh , duke pasur parasysh se si sillet zoti Bardhi dhe kolegët që e mbështesin, e quaj një hiprokizi, thjesht për të marrë pak oksigjen te demokratët. Nuk mund të bëhet bashkimi nëprëmjet deputetëve, bashkimin e bën vota dhe demokratët”, theksoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se më 12 nëntor, do të zhvillohet protesta e opozitës, çka do të shënojë sipas tij, fillimin e betejës kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se në të gjithë vendin, po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale që gjendet Shqipëria, për shkak të keqqeverisjes.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×