Luan Baçi për videot erotike të McGonigal-it: Nuk i ka vetëm Berisha
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se kryedemokrati Sali Berisha nuk është i vetmi që ka informacione në lidhje me një video ku ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka kryer veprime erotike me ministre të qeverisë Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, Baçi u shpreh se ka edhe të tjerë që kanë informacion për videon në fjalë.
“Ato zonjat e Partisë Socialiste, me gjithë respektin që kam, nuk arrij ta kuptoj irritimin e tyre. Zoti Berisha ka qenë shumë i saktë në atë çfarë tha, bëri një denoncim publik për aferat e McGonigal-it. Afera korruptive financiare dhe afera erotike. Është një përgjegjësi e tij që bëri një deklaratë të tillë në Parlament, por nuk akuzoi zonjat e Parlamentit.
Zonjat e Parlamentit pse duhet të reagonin aq keq kur tha që thjesht kam informacion dhe video për veprime erotike të McGonigal-it. Pse nuk dalin këto fakte? Faktet dalin kohë pas kohe, duan kohën e vet për të dalur. Nuk është në detyrimin e një politikani, kur e bën një deklaratë të tillë, er ka një informacion të tillë dhe se ka vetëm Sali Berisha. Një informacion të tillë, thonë shumë njerëz që e kanë, që kanë ndodhur këto gjëra”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Berisha: Do qëndrojmë në parlament me vendosmëri të madhe, ortaku i McGonigal të ikë
- Berisha: Thirrje për protestë masive më 3 mars, kemi vetëm një objektiv, Edi Ramën
- Berisha: Rama ka frikë dhe tmerr nga prania jonë, ndaj kërkon të na përgjysmojë
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë