“Luftë hibride!” Matlija: Ju tregoj si u bëjnë presion gazetarëve dhe si i “kapin”
Juristi Dorian Matlija ishte tregoi se zi gazetarët përballen shpesh me sfida të ndryshme gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.
I ftuar në “Review” në Euronews Albania, ai tha se pavarësisht se dolëm të fundit në raport, situata e lirisë së medias është shumë më keq, pasi ajo që del në raport janë vetëm rastet e rralla që bëhen publike.
Ai tregoi se shtypja e lirisë së medias vjen valë-valë, gazetarët sipas tij, në fillim tentohen të blihen, pastaj shpifin ndaj tyre, i çojnë nëpër gjyqe e së fundmi ata që kanë rezistuar përballen me kërcënime dhunë fizike apo edhe më keq se kaq.
“Sot ka forma më hibride për të sulmuar një gazetar. Fillimisht tentohet të joshet e të blihet, disa rezistojnë. ata që rezistojnë mund të vendosen në presionin e një sanksioni të vogël, në mos marrjen e një favori, një leje apo një gjë, vjen ndonjë kontroll tatimor, përshkallëzohet.
Disa prap mund të rezistojnë. Shkojnë më tutje, shpifin për gazetarin, për ti dëmtuar reputacionin, a thua gazetari është gënjeshtar, e për këtë sulen disa portale paralelisht. Kam disa raste të tilla, që është shpifur qëllimisht, ndaj gazetarëve, si Artan Rama, Alice Taylor gazetarja britanike që punon në Shqipëri, Ylli Rakipi… ka situata të tilla. Por disa rezistojnë edhe ndaj këtij lloj sulmi.
Shkojnë pastaj në gjyq. Dikush prap reziston. Në këtë rast shkohet në ekstreme, kërcënime, pëson dhunë fizike, ka pasur edhe rast kallashnikovi. Ndërkombëtarët shikojnë raportin, por situata është edhe më keq. Të treja institucionet janë kundër lirisë së medias”,-tha juristi.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:28 Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)
- 10:13 Dy shpërthime trondisin Damaskun në hotelin ku qëndronte Macron, Presidenti francez sa hyri të takojë Al-Sharaa
- 10:09 Rutte: Aleatët do të blejnë deri në pesë dronë mbikëqyrës Triton
- 10:05 Rama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League
- 09:57 Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri
- 09:48 Gjykata rrëzon përpjekjet e Trump për shtyrë pagimin e dëmshpërblimit 5.8 milionë dollarësh ndaj Jean Carroll