Makina përplas biçikletën te “Jordan Misja”, humb jetën 54-vjeçari në Tiranë

19 Korrik 2025 | 08:02

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, ku automjeti i drejtuar nga një 26-vjeçar përplasi një biçikletë me të cilën po lëvizte një 54-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, 54-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda dhe është shoqëruar për në spital, ku dhe ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ndodhi në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë

“Me datë 18.07.2025, në rrugën ‘Jordan Misja’, automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026