Maliq| Dëshmia tronditëse e 41-vjeçarit: Bëra seks me 16-vjeçaren, i dhashë 500 lekë

26 Korrik 2024 | 15:29

Burime të siguruara nga Euronews Albania pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se edhe 41-vjeçari Selam Hyka kur është marrë në pyetje ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me 16 vjeçare, madje ai ka bërë të ditur se ka qene Marsel Baçi ai që e ka thirrur në telefon dhe i ka ofruar seks me 16 vjeçare

“Ofertë” e cila nuk është kundërshtuar nga 41- vjeçari nga fshati Leminot, madje pas marrëdhënies gjithnjë sipas 41-vjecarit i ka dhënë minorenes 500 lek te reja.

Po atë ditë minorenja ka kryer edhe një marrëdhënie tjetër me një person i cili tashmë është i shpallur në kërkim nga policia.

Hetimi nga ana e komisariatit të Maliqit ka filluar për një konflikt që nëna e 16-vjeçares ka patur me 41-vjeçarin Hyka dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij.

Kur palët janë paraqitur në komisariat, aty ka qenë nëna e 16-vjeçares ajo që ka treguar edhe për ngacmimet e 41-vjeçarit dhe personave të tjerë

I njëjti burim tha se 16- vjeçarja i dërgonte fotografi të ndryshme familjarëve të 41-vjeçarit por dhe personave të tjerë

Kujtojmë se ditën e sotme Selam Hyka dhe Marsel Baçi, janë lënë në burg nga Gjykata e Korçës.

Marsel Baçi 26 vjeç ka pranuar akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por ka kundërshtuar akuzën e shfrytëzimit të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026