Man City fiton pa probleme, avancojnë më tej në kupë dhe Arsenal e Tottenham
Skuadrat e Premier League nuk kanë hasur vështirësi në Kupën e Ligës, aty ku triumf regjistruan Arsenali, Manchester City, Newcastle e Tottenham. Këto dy të fundit përballen me njëri-tjetrin në fazën tjetër. Me shumë ndryshime në formacion, skuadra e Pep Guardiolës mori një fitore pa shumë mundim përballë Huddersfieldit, me golat e shënuar nga Foden dhe Savinho. Pavarësisht ndryshimeve në rreshtim, qytetarët nuk u rrezikuan për asnjë moment nga kundërshtari.
Arsenali luajti në transfertë me Port Vale, skuadër shumë larg kapaciteteve të kundërshtarit. Topçinjtë realizuan dy herë me Eze dhe Trossard. Newcastle mposhti 4-1 Bradford Cityn dhe Tottenhami likuidoi Doncasterin 3-0, ndërsa fituesit përballen me njëri-tjetrin në fazën tjetër.
Duelet e fazës tjetër të kupës luhen më 29 tetor, aty ku Arsenali sfidohet nga Brightoni, Liverpooli nga fituesit e Superkupës Crystal Palace dhe Chelsea nga Wolves. Kundërshtari më i lehtë në letër është Swansea që luan ndaj Man Cityt, por edhe Grimsby që sfidon Brentfordin, sidomos pas atij eliminimi që i bëri Manchester United po në këtë kompeticion.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç