Maqedonia e Veriut regjistron 570 persona të infektuar me COVID-19
Numri total i personave të infektuar me virusin COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 570. Vetëm dje janë diagnostikuar edhe 15 raste të reja, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 21.
Por, krahas rritjes së numrit të të prekurve, deri tani në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 27 qytetarë. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, qeveria ka vendosur masa të reja shtrënguese.
Gjatë ditëve të punës ora policore në gjithë territorin e shtetit do të nisë nga ora 16:00, ndërsa gjatë fundjavës do jetë karantinë e plotë, mbyllje 24 orë deri të hënën në orën pesë të mëngjesit.
Pandemia globale e COVID-19 ka shkaktuar mijëra viktima në mbarë globin. Nuk janë të pakta vendet të cilat janë përballuar me vështirësi të madhe për shkak të fluksit të lartë të personave të infektuar me virusin vdekjeprurës.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë