Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë

18 Mars 2020 | 17:26

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të situatës së krijuar nga përphapja e COVID-19. Presidenti maqedonas ka deklaruar se kjo gjendje do të jetë në fuqi për 30 ditë.

“Para pak çasteve firmosa vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimi imë bazohet në Nenin 125 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të zgjasë 30 ditë me mundësi zgjatjeje në varësi të situatës”, deklaroi z. Pendarovski.

Më parë, qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme të pjesshme, ku pjesë bënte Dibra, e cila është dhe zona me numrin më të lartë të të infektuarve deri tani. Presidenti Pendarovski gjithashtu bëri të ditur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të shtyhen për një afat të pa caktuar.

Numri i personave të prekur nga coronavirus në Maqedoni ka arritur në 35 raste, ku prej këtyre 23 persona janë në Dibër dhe 12 në Shkup, duke shënuar tani një përhapje vetëm në dy vatra. Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se rreth 2 mijë persona janë futur në vetizolim.

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se aktualisht kanë 1500 teste dhe nga situata e krijuar presin 1 mijë teste donacion kurse 1 mijë teste të tjera janë porositur nga vetë shteti.

Maqedonia e Veriut me vendimin e marrë sot nga Presidenti bëhet vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Deri tani vendi më pak i prekur mbetet Mali i Zi.

Deri tani ky vend ka konfirmuar më pak se 10 raste, ndërsa në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar në 20. Serbia bashkë me raste e reja, ka zyrtarisht 89 persona të prekur me coronavirus.

Në të gjithë botën janë më shumë se 200 mijë raste të prekur nga COVID-19, kurse numri i viktimave i ka kaluar 8 mijë persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026