Maqedonia e Veriut regjistron për herë të parë trend pozitiv për COVID-19

20 Prill 2020 | 14:44

Ndërkohë që vendi ndodhet në karantinim të plotë, për herë të parë që nga përhapja e COVID-19, Maqedonia e Veriut ka njohur një bilanc pozitiv. Kjo pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të reja të të prekurve, ndërsa nga ana tjetër janë 21 pacientë të shëruar.

Benjamin Arifi, korrespondent i “Euronews Albania”, raporton se, nëse një trend i tillë pozitiv do të konfirmohet dhe në ditët në vazhdim, atëherë kjo do të thotë se Maqedonia e Veriut e ka kaluar tashmë pikun e pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 21 pacientë të shëruar – 16 nga Shkupi, tre nga Kumanova dhe dy nga Shtipi. Numri i pacientëve të shëruar në vend është 200.

Ndërkohë në orët e fundit  kanë humbur jetën tre pacientë në moshës 46, 63 dhe 71 vjeç. Po ashtu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 1225. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026