Maturantët në protestë, kundërshtojnë testin e gjuhës dhe letërsisë: Pyetjet jashtë programit

12 Qershor 2020 | 11:37

Me thirrjet “Besa! Besa! Na preve n’besë!” qindra maturantë nisën të protestojnë paraditen e së premtes përpara Ministrisë së Arsimit. Ata kanë kërkuar takim me ministren Besa Shahini, rikonceptim dhe rivlerësim të provimeve.

Të enjten ata iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, por sipas tyre teza ishte e formuluar në mënyrë të paqartë, me tema dhe koncepte të patrajtuar dhe me alternativa subjektive apo me kuptime të përafërta.

Gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili, raportoi nga terreni se maturantët do të vijojnë protesta deri ditën e diel dhe nëse nuk ka reagim nga Ministria e Arsimit do të bojkotojnë provimet e tjera të maturës.

Duke u ankuar se “modeli i provimit ishte i paprezantuar më parë dhe i ndryshëm nga të gjitha modelet e shkuara”, maturantët i kërkuan Ministrisë së Arsimit:

  • zgjerimin e kufirit të notave vlerësuese
  • përllogaritja e notës së Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe 40 për qind prej provimeve dhe 60 për qind të notës së viteve
  • hartuesit t’i përmbahen kompetencave bazë të nevojshme për studimet universitare apo për ecurinë e mëtejshme në jetë
  • për klasat e 12-ta, në muajin e parë të vitit akademik të përcaktohet qartë tipologjia e pyetjeve të testit, që ky model të ndihmojë në mënyrë korrekte për provimin e lëndës
  • nxjerrja e çelësit të provimeve të mëtejshme brenda 2 orësh mbas mbarimit të testit

Matura 2019-2020 ka vuajtur një nga sezonet më të vështira mësimore të dhjetëvjeçarit të fundit.

Gjatë sezonit mësimor të këtij viti ata u detyruan të ndërprenin mësimin për disa muaj.

Fillimisht pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit 2019, më pas prej pandemisë së COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026