Mbajti të fshehur nipin për rreth 1 javë, arrestohet gjyshja në Durrës
Ka marrë fund pas një jave rrëmbimi i 3-vjeçarit në Durrës. Gjyshja e tij, Bahrije Gjuni, e ka dorëzuar këtë të shtunë në polici minorenin, i cili u mor pa lejen e së ëmës.
Burime bëjnë se pas dorëzimit të të miturit në polici, gjyshja është arrestuar nga uniformat blu.
Gjatë kësaj kohe i mituri është mbajtur në Kukës dhe Has, tek persona të njohur të familjes. Pas daljes në media të lajmit, mësohet ditët e fundit se gjyshja e ka mbajtur nipin nëpër hotele në Tiranë.
Pasi mori në dorëzim të birin, e ëma u shpreh e emocionuar në dalje të komisariatit të Durrësit dhe shprehu falenderime për punën e uniformave blu.
Ngjarja ka ndodhur më 16 prill, ka qenë e ëma e të miturit ajo e cila ka bërë denoncimin në polici, ku tha se 3-vjeçari është marrë nga prindërit e bashkëshortit të ndjerë.
Gjykata e Durrësit dha të premten masën e sigurisë “Arrest me burg” për Rexhep Gjuni gjyshin e 3-vjeçarit.
“Arrest me burg” u caktua dhe për Arben Selajn, vëllanë e bashkëshortes së Rexhep Gjunit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar këtë të fundit në fshehjen e fëmijës.
EXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave