Mbante të mbyllur bashkëjetuesen italiane dhe e dhunonte, arrestohet 27-vjeçari
Policia e Fierit ka arrestuar një person që dhunoi bashkëjetuesen italiane, në banesën e tij në Cakran, ku e mbante prej disa ditësh pa dëshirën e saj.
Autori, me precedent kriminal, për dhunë në familje dhe për vjedhje, u u kap në tentativë për t’u larguar, me automjet të marrë me qira.
“Pas njoftimit të Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadën italiane në Tiranë dhënë Departamentit të Policisë Kriminale se një shtetase italiane mbahej pa dëshirë, në një banesë në fshatin Cakran, nga bashkëjetuesi i saj, i cili dhe e dhunonte, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacione dhe të koordinuara nga strukturat përfaqësuese të Italisë për sigurinë në Shqipëri, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë në drejtim të zonës së sinjalizuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të realizuara në kuadër të operacionit “Fast Reaction”, u kap në tentativë për t’u larguar nga banesa, me një automjet të marrë me qira, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. I., 27 vjeç.
Shtetasja italiane iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës së Italisë në Shqipëri dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro