Mbappe, rekord fanellash të shitura, francezi parakalon Bellingham
Mbappe është futbollisti i momentit në botë e ky tashmë është fakt, me francezin që iu bashkua Realit të Madridit, e që në prezantim e kuptoi rëndësinë që ky klub ka.
Afro 80 mijë të pranishëm në Santiago Bernabeu për të parë nga afër 25-vjecarin i cili do të udhëheqë ofensivën e galaktikëve në sezonin e ri futbollist, ndërsa populluariteti i tij është i jashtëzakonshëm.
Sipas asaj që raportohet në Spanjë, ai është aktualisht lojtari më i preferuar tek Los Blancos, duke parakaluar dhe Jude Bellingham.
Sipas përllogaritjeve, Reali i Madridit pritet të shesë 4 milionë fanella me emrin e Mbappe, që do të ishte një shifër e çmendur dhe një rekord i ri në futboll, duke kaluar çdo parashikim, e të mendosh që futbollisti është transferuar me vlerë 0. Në krahasim me yllin britanik, fanella e Mbappe do të ketë një shpërndarje 5 herë më të madhe, ndërsa tifozët janë dyndur në dyqanet e veshjeve sportive.
Kylian Mbappe iu bashkua Realit të Madridit pak ditë më parë dhe firmosi një kontratë e cila e mban lidhur me këtë skuadër deri vitin 2029, ndërsa shihet si lëvizja më e bujshme e verës. Francezi vjen pas një experiencë të gjatë tek PSG, ku arriti të fitojë disa tituj kampion.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 17:56 Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?