Mbi 1 mijë vdekje të parakohshme në vit nga ajri ndotur në RMV, sipas studimit të Bankës Botërore

1 Qershor 2021 | 09:04

Në dimër, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, kthehet në një prej qyteteve më ndotjen më të lartë të ajrit në Europë.

Sipas parashikimeve nga studimi i Bankës Botërore, rreth 1 mijë persona vdesin në vit si pasojë e ajrit të ndotur në RMV, në një vend ku popullsia totale është vetëm 2 milionë banorë.

Rrjeti Shëndetësor i Europës Jug Lindore është një organizatë rajonale me seli në Shkup e cila promovon shëndetin dhe mirëqenien në mesin e vendeve anëtare.

Drejtorja e organizatës, Mira Jovanovski Dashic, thotë se raporti i përpiluar nga ekspertët e këtyre vendeve tregon se “është shumë e qartë që dëmi prej ajrit të ndotur ndaj shëndetit është i jashtëzakonshëm ndërsa pasojat mund të vërehen tek sëmundjet kardiake, alergjitë dhe forma të ndryshme të kancerit”.

Hetimet kanë zbuluar se disa prej konsumatorëve më të mëdhenj të energjisë përdorin lëndë djegëse që janë të ndaluara nga BE, por teksa Maqedonia e Veriut i ka sytë për t’u bërë anëtare e unionit ka përshtatur pjesën më të madhe të legjislacionit të vendit për t’iu përafruar normave të BE.

Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini, na tregon se tashmë vendit i mbetet vetëm të implementojë ligjet. “Ne duhet të punojmë në fronte  të ndryshme prandaj na duhet bashkëpunim ndër-sektorial më i mirë”.

Nuredini thotë se Ministria e Mjedisit ka propozuar ligje të reja, por sipas tij, miratimi i tyre në parlament nuk mjafton. Ai mendon se duhet të kryhet një punë e përbashkët me inspektorë, ministri e agjenci të tjera për t’i implementuar.

Kalimi i ligjit nga letra në jetën reale është një prej dobësive më të mëdha e sistematike të vendeve në tranzicion, ashtu siç cilësohet dhe RMV. Komisioni Europian e ka nxjerrë në pah këtë dobësi kronike në të gjitha progres raportet mbi vendin.

Për momentin, qytetarët janë ende në pritje që qeveria të implementojë rekomandimet e BE, të cilat me shumë  të ngjarë do i japin një dozë ajri më të pastër qytetarëve të Shkupit.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026