“Me dinarin serb u përkrah Radoiçiçi”,analisti: S’duhen struktura paralele në Kosovë
Gazetari Muhamet Hajrullau ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku tha se vendimi për heqjen e dinarit është një vendim që e donin të gjithë, megjithatë sipas tij është e drejtë që të mos bëhet në mënyrë të menjëhershme.
Hajrullahu shtoi se për heqjen e dinarit as opozita në Kosovë nuk ishte shumë kritike, pasi sipas tij dinari serb shërben për të mbajtur e për të forcuar strukturat paralele në Kosovë. Ai tha se me anë të dinarit serb janë përkrahur njerëzit e Radoiçiçit.
“Kosova ka aplikuar në Këshillin e Europës, çdo veprim që bie në kundërshtim me anëtarësimin e Kosovës, të paktën shtetet e Quintit duhet të jenë të informuara. Ndoshta shtetet e Quintit janë të infromuara për këto veprime të zotit Kurti. Ne po shikojmë vetëm atë që është në publik, ne kemi parë edhe një përplasje të deputetëve gjerman, ku ka prej tyre që janë kundër trysnisë që po i bëhet Kosovës.
Ne nuk kemi parë reagime nga Bashkimi Europian dhe as nga miq të tjerë nga sulmi terrorist në Banjskë. Kanë kaluar 3-4 muaj dhe ende nuk kemi hulumtim apo rezultate finale. Nuk dihet se ku qëndrojnë zyrtarisht.
Kjo është një lloj padrejtësie që i është bërë Kosovës. Gjithashtu partitë politike opozitarte, s’kanë pasur qëndrim të drejtpërdrejtë sa i takon dinarit. Largimi i dinarit nga Kosova, u intereson të gjithëve. Dinari serb është strukturë paralele në Kosovë. Me dinarin serb janë përkrahur njerëzit e Milan Radoiçiçit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar