Mesazhet e fundit të Navalnyt| Mediu: Çfarë amaneti la para se të vdiste!
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, foli në lidhje me vdekjen në burg të opozitarit rus Aleksei Navalny.
Mediu tha se Navalny ishte një person që edhe vdekjen e tij e kishte parashikuar. Ai risolli në vëmendje intervistën e fundit të dhënë nga Navalny në BBC, ku kërkoi që edhe nëse ai vdes aktivistët të luftojnë për një Rusi ndryshe.
Sipas kreut të PR, burgu ku u çua opozitari rus, i izoluar dhe në minus 30 gradë, patjetër që ka ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
“Një ditë para vdekjes ka pasur një mesazh online dhe nuk ka qenë në gjendje kritike shëndetësore. Por Navalny e ka parashikuar dhe këtë që do të ndodhte dhe në intervistën e fundit me BBC-në me një nga gazetarët e famshëm, kur është pyetur a ka frikë nga vdekja ai e ka dhënë mesazhin. Ai tha: ‘Çdo gjë mund të ndodhë, por ajo që kunë kërkoj edhe nëse vdes është që ju të vahzdoni të luftoni për një Rusi ndryshe’. Pra e ka pas parashikuar vdekjen. Edhe burgu ku ai shkoi, ishte një burg vdekje, qoftë izolimi, qoftë temperaturat e ulëta në minus 30 gradë celcius në Arktik ndikojnë. I izoluar dhe në një mundësi lëvizjeje minimale, patjetër që të gjitha ndikojnë, ose u çua aty për të justifikuar një vdekje jo aksidentale”, tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Shtirej si këshilltar”- Kulla: Skemat që përdorte Navalny për të marrë informacion
- Shumë larg qytetërimit, ku ndodhet burgu i izoluar ku Navalny kaloi ditët e fundit
- Ndërroi jetë dje, ekipi i Navalnyt: Trupi i tij s’ishte në morg, siç thanë zyrtarët
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë