“Mesazhi që Rama kërkon t’i japë Greqisë”, Sideris: Do t’i tregojë se ka…
Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me bashkëkombësit shqiptarë në Greqi. Mediat greke shkruajnë se Policia greke po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e nesërme të Ramës në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.
Gazetari grek Spiros Sideris tha në një intervistë për Euronews Albania se me vizitën e tij në Athinë Rama kërkon ti japë një mesazh qeverisë greke se ai ka pushtet mbi shqiptarët që jetojnë në Greqi.
“Rama është shumë i zgjuar për të përdorur Belerin, çështjen e detit apo ligjin e luftës gjatë takimit në Athinë, mbase në takimet private që mund të jetë me shqiptarët atje mund të flasë për këto, por nuk jam i sigurt se ai do përdorë çështjet patriotike zyrtarisht me shqiptarët në Greqi. Për mua është më tepër një përpjekje për t’i dhënë një mesazh qeverisë greke se ai ka pushtet mbi shqiptarët që jetojnë në Greqi”, tha gazetari grek.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 20:46 Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha