Mësimi me turne, prindërit nuk kanë mundësi t’i shoqërojnë fëmijët për në shkollë

22 Shtator 2020 | 20:11

Është java e dytë e shkollës dhe mësimi me turne vijon të mbetet një problem për prindërit, pasi shumë prej tyre janë në punë dhe e kanë të pamundur t’i dërgojnë dhe marrin fëmijët nga shkolla.

“Me pak vështirësi se jemi në punë i sjellim vetë, në mëngjes vij vetë mbas dite e sjell furgoni, çuni madh vjen vetë ikën vetë. Të hallakatur jemi për Zotin, nuk kemi çfarë të bëjmë”, shprehet një prind.

Ata kanë gjetur zgjidhje tek gjyshërit, ndërsa të tjerë detyrohen t’i lënë fëmijët të shkojnë vetëm në shkollë.

“Unë vij i marr, nuk kanë mundësi prindërit, janë në punë… deri në fund me do i marrim”, shprehet një i moshuar.

“Më pëlqen të vij dhe vet pasi prindërit ndodh që janë dhe në punë”, tha një tjetër.

Grumbullimet e prindërve përpara derës së shkollës janë kthyer në një shqetësim më vete në kushtet pandemisë dhe distancimit fizik. Të tjerë detyrohen të lënë makina në rrugë, duke sjell bllokim të trafikut, duke nxituar të marrin fëmijët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026