Meta pas takimit me Berishën: Zgjedhjet u vodhën, tani nisim kundërshtimin ligjor
Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit me Sali Berishën, në selinë blu.
Meta hodhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se dhe në këto zgjedhjet votat e qytetarëve u tjetërsuan.
Ndërsa e ka konsideruar si masakër zgjedhore, kreu i Partisë së Lirisë shprehet se po përgatisin fakte e po dokumentojnë ngjarje në mënyrë që procesin zgjedhor ta kundërshtojnë në anën ligjore.
“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor standardet e të cilit ishin zëruar nga vetë Rama para se të niste ky proces. I gjithë ky proces i tjetërsimit të votës së shqiptarët po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kundërshtimit ligjor por edhe i përshkallëzimit të aksionit opozitar.
Pavarësisht nga ky tjetërsim i bërë nga Edi Rama nën mbrojtjen e policisë së shtetit në përgjithësi diçka është e qartë, gomerët që Rama u imponoi qytetarëve shqiptarë nuk do të vjedhin të qetë më siç vodhën në 4 vite. Përshkallëzimi i aksionit opozitë në këshilla bashkiakë. Ne do të luftojmë në emër të jo vetëm mbi 500 mijë shqiptarëve që në kushte terrori votuan me sakrifica të mëdha por edhe në emër të qindra mijërave të cilët u intimiduan. Do t’i shikoni të gjitha faktet. Në rendin e ditës është dokumentimi gjithë kësaj masakre zgjedhore. Përgatitja e dokumentacionit edhe për institucionet ndërkombëtare. Gomerët e Edi Ramës që vodhën 4 vjet për kaq vite s’do të kenë mundësi që të vjedhin më”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Veliaj për Euronews: Mbresëlënëse që demokratët nuk votuan Berishën
- U arrestua me pretendimin se po blinte vota, lirohet Murati. Deklarimet në gjykatë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë