Meta për zgjedhjet lokale: Opozita duhet të dalë me kandidatë të përbashkët
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se opozita duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në të gjitha bashkitë e vendit, për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një deklaratë për mediat, Meta deklaroi se kjo është më e mira për opozitën, në kushtet kur vendi udhëhiqet nga mafia.
“Po. Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët. Kjo është më e mira për situatën, për arsye se jem në kushtet e një shteti mafioz. Në kushtet e një shteti mafioz, opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar, sepse kuptohet në kushte të tjera, sa më shumë kandidatë, aq më mirë për qytetarët. Por nuk jemi në kushte normale, demokratike”, theksoi Meta.
Ai shtoi se objektivi kryesor është fitorja e opozitës dhe ky do të jetë investimi më i madh i Partisë së Lirisë, pavarësisht se çdo forcë politike ka ambiciet e saj.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania