Mickoski: Heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme nëse refuzohet propozimi francez

3 Korrik 2022 | 21:37

Lideri i opozitës dhe kryetari i partisë VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski ka deklaruar se nëse kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski nuk pranon pranon propozimin francez, ai do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Deklartën, Mickoski e dha këtë të dielë pas takimit me kreun e qeverisëm Kovaçevski në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shkruan MKD.

“As për mua personalisht, as për VMRO-DPMNE-në, këto dy dokumente nuk janë të pranueshme. Unë i ofrova Kovaçevskit që të dalë dhe ta refuzojë këtë që është paraqitur  si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, u shprej Mickoski.

Më herët, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi pas mbledhjes se propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë është i pranueshëm.

Kjo sipas tij, pasi bëhet fjalë për një kompromis kalimtar, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026