Milan merr kreun e Serisë A, mposht me 10 lojtarë kampionët në shtëpi

29 Shtator 2025 | 11:02

Për 40 minuta luajti me 1 lojtar më pak, por ne fund arriti të marrë 3 pikët të cilat e ngjisin përkohësisht në krye të Serisë A, Milani mposhti kampionët më fuqi, Napolin më shifrat 2-1. Në një sfidë qe i kishte të gjitha, golat, kartonët dhe emocionet, ndërsa në fund fati i buzëqeshi Alegrit dhe të tijve që kryesojnë kampionatin.

Një gol i shpejtë me Selemakers dhe pas tij Pulisic pas një aksioni model e mbyllën pjesën e parë në shifrat 2-0.

Në fraksionin e dytë Estupinan shkaktoi penallti dhe la Milanin me 10 lojtarë që prej minutës së 57′. Kevin de Bruyne ekzekutoi saktë 11 metërshin duke mposhtur portierin Maignan dhe dha shpresë se gjërat mund të ndryshonin. Deri në përfundim napoletanet dominuan, por shifrat nuk ndryshuan, 2-1 për Milanin që merr përkohësisht kreun e Serisë A me 12 pikë.

Po aq numëron Napoli i dytë dhe Roma e treta për të vijuar më pas me Juventus, Inter e Atalanta.

Të dielën fitore regjistruan dhe Roma e Sassuolo, ndërsa Pisa-Fiorentina e Lecce-Bolonja u mbyllën pa fitues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026