Ministri Arbjan Mazniku paraqitet në SPAK
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Kujtojmë se Mazniku me herët ka mbajtur dhe postin e nën/kryetarit të Bashkise Tiranë.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, është shprehur se Mazniku është thirrur në SPAK për t’u pyetur si person në dijeni për dosjen 5 D.
Ai tha gjithashtu se në kohën që Mazniku ishte në SPAK, Këlliçi ka publikuar disa dokumenta para Prokurorisë së Posaçme, që sipas tij rëndojnë pozitën e ministrit.
“Mazniku pasi qëndroi për 3 orë në Prokurorinë e Posaçme, por nuk dha shpjegime për arsyet. Ai ka dhënë shpjegime, por pa bërë me dije se kush është çështja, për të cilën është nevojitur edhe dëshmia si person në dijeni e ministrit dhe ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Bëhet me dije se ai është thirrur për dosjen e njohur si 5 D, ku disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës janë nën akuzë për disa vepra penale. Mazniku ka qenë i vetëm, pa praninë e një avokati dhe është pyetur për disa procedura tenderimi.
Interesant ka qenë fakti se në kohën kur Mazniku pyetej në SPAK, para SPAK është paraqitur Belind Këlliçi i cili ka zbuluar disa dokumenta që sipas tij rëndojnë akuzat për Maznikun. Këlliçi tha se Mazniku ka firmosur shembjen e 18 pallateve me argumentin e dëmtimit nga tërmeti i 2019 dhe ndërtimin e këtyre pallateve nga kompania 5 D”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës