Ministri i Shëndetësisë në RMV shkarkon nga detyra kreun e Qendrës për Shëndet Publik

26 Qershor 2020 | 16:34

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka shkarkuar nga posti drejtorin e Qendrës për Shëndet Publik të Shkupit Arben Ziberi, kuadër i partisë shqiptare në pushtet BDI.

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet email-it zyrtar ka arsyetuar shkarkimin me sjelljen e pahijshme të drejtorit, i cili ditë më parë në Facebook-un e tij kishte shkruar se si anëtar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse ka ndikuar që të hapen kufijtë pa kushte që t’ua hapte rrugën emigrantëve për t’u kthyer në vendlindje për të votuar për kandidatin për kryeministër që e propozoi partia nga ku vjen ai, BDI.

“Mirë se vini mërgimtar! Vendlindja ju pret! Mërgimtarët tani mund të kthehen në vendlindje pa test dhe jo në izolim 14 ditor, falë kontributit tonë në politikat shëndetësore në qeveri! Unë si anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive dhe anëtarët tjerë, kontribuuam që kufijtë të hapen dhe njerëzit të mund të lëvizin më lirshëm pa ngarkesa protokollare që i rekomandonin nga OBSH. Pse Jo, të mos vijnë në vendlindje, për Kryeministrin Shqiptar!”, shkroi ai në “Facebook”.

Ministria ka bërë me dije se në këtë periudhë të brishtë nuk falet keqpërdorimi i postit për arritje të pikëve politike. Në vendin e Ziberit është emëruar epidemiologu Aleksandar Stojanov. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026