Rikthimi në shkolla, Ministrja Shahini publikon masat që po merren në gjimnaze
Të hënën, datë 18 maj, pritet që nxënësit maturantë të rikthehen në shkolla.
Ministria e Arsimit po punon për të garantuar sigurinë maksimale të shëndetit të tyre.
Këtë e vuri në dukje Ministrja Besa Shahini teksa publikoi të enjten masat që po merren në gjimnaze.
Me një shënim në Facebook, Shahini ka bërë të ditur se në shkolla do të ndiqet një protokoll strikt për hyrje-daljet, teksa janë vendosur postera informues dhe shenja orientuese për të ruajtur distancat fizike.
“Vijon puna përgatitore në shkolla për masat që sigurojnë distancimin fizik mes nxënësve. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë vendosur postera dhe sinjale të tjera orientuese, si dhe është kryer dezinfektimi i shkollave për të qenë gati të mirëpresim maturantët më datë 18 maj”, shkruan Shahini.
Mësimi në shkolla u ndërpre pas 9 marsit, kur u konstatua dhe i infektuari i parë me COVID-19 në Shqipëri.
Sezoni shkollor 2019-2020 ka vuajtur një nga periudhat më të gjata të ndalesës së mësimit, përveç disa javëve të shtyra gjatë nëntorit dhe dhjetorit për shkak të tërmeteve, nxënësit janë detyruar dy muajt e fundit që t’i zhvillojnë mësimet online.
Për të mos rrezikuar djegien e vitit shkollor, sidomos për maturantët, Ministria e Arsimit ka vendosur t’i rikthejë këta të fundit në shkolla në mënyrë që t’u sigurohet sa më shumë mundësia e ripërsëritjes përpara provimeve.
Në provime, Ministria e Arsimit ka theksuar se nuk do të ketë tema të trajtuara gjatë mësimeve online.
Lexoni gjithashtu:
Hapen autoshkollat, Tonin Gjinaj: Klasat do të reduktohen me 50%
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen