Misioni i Kryqit të Kuq: Mbi 1700 persona në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar ndihma

16 Prill 2020 | 14:56

Një ditë në Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut në kohë pandemie nis kështu:

“Alo, Kryqi i Kuq Çair, urdhëroni. Mirëdita. Ma thoni emrin dhe mbiemrin, Branko Milenkovski. Adresën.

Çfarë ju nevojitet juve?. Produkte ushqimore? Ekipet tani do të dalin në terren dhe do të të lajmërojnë para se të arrijnë tek ju. Mundet edhe me kartelë. Ju jeni person i moshuar në vetizolim? Në rregull”

Shoqëruam ekipin e Kryqit të Kuq në dy adresa ku dërguan ushqime dhe ilaçe për një person në karantinë, dhe një tjetër që nuk del nga shtëpia për shkak të sëmundjes.

Argjend Çilafi është një prej shumë personave të angazhuar në Kryqin e Kuq. Ai çdo ditë bëhet shpresë e dikujt në nevojë.

“Shumica janë për pako humanitare, ndërsa ne momentalisht jemi vetëm në shërbim të qytetarëve. Shkojmë blejmë për ato, dhe ua dërgojmë në shtëpi me paratë e tyre. Dikush ka problem ta ndërrojë dritën e shtëpisë, ejani t’i paguani faturat e energjisë elektrike thotë, por kjo është normale se deri para pandemisë këto obligime i kanë kryer familjarët e të moshuarve ndërsa tani për shkak të pandemisë nuk munden. Janë raste që nuk na habisin pasi është normale për njerëz që jetojnë vetë e që janë shumë në qytetin e Shkupit”, tha Argjend Çilafi, bashkëpunëtor profesional në Kryqin e Kuq.

Në ditë, ekipet e Kryqit të Kuq në rajonin e Çairit në Shkup, shkojnë në 5 deri në 6 familje, por dëshira për të ndihmuar është më e madhe se frika nga infektimi për ata vetë.

“Çdoherë ka një dozë frike, nuk mund të them që jo, por mundohemi që të shohim anën pozitive të ndihmës. Prandaj them frikë ndoshta jo, kujdes të veçantë po, sepse është një krizë që deri më tani ne si staf profesional nuk e kemi përjetuar, por do t’ia dalim bashkërisht”, u shpreh Argjend Çilafi, bashkëpunëtor profesional në Kryqin e Kuq.

Nga 18 marsi e deri më sot 1750 qytetarë i kanë kërkuar ndihmë Kryqit të Kuq në Maqedoninë e Veriut. Sa më shumë shtrëngohen masat e sigurisë, aq më shumë shtohen kërkesat e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026