Mjekët bullgarë asistojnë në ndihma mjekësore për fertilitetin e çifteve të reja
Në Korçë po zhvillohet nisma e parë bullgare në Shqipëri, kushtuar riprodhimit të asistuar. Specialistë nga vendi fqinj do të ofrojnë ndihmë mjekësore falas për çiftet shqiptare që përballen me vështirësi riprodhuese.
Nisma mbështetet nga filantropë bullgare dhe synon të ndihmojë çiftet shqiptare që ëndërrojnë të bëhen prindër, duke ofruar shërbime profesionale në fushën e riprodhimit të asistuar.
Filantropi bullgar, Milen Vrabeski u shpreh se qëllimi i tyre është të forcojnë bashkëpunimin shqiptaro-bullgar si dhe të jenë pranë çifteve që kanë këtë problem.
“Në një vizitë në Shqipëri na u tha se ekzistonte problem për disa çifte qe nuk mund të lindin, dhe në Bullgari ekzistojnë grupet e mjekëve me të mirë në këtë fushë. Erdhëm me dëshirën e vetme për të qenë afër këtyre çifteve, të cilët nuk do të paguajnë asgjë ndërsa qëllimi jonë është të forcojmë bashkëpunimin shqiptaro-bullgar. Ne duam të jemi afër komunitet bullgar këtu por jo vetëm ndaj tyre, ndaj të gjithëve”, tha ai.
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo theksoi se ky është një projekt i rëndësishëm.
“Projekt I cili po lancohet synon të ndihmojë çiftet e reja që kanë probleme të riprodhimit është projekt I rëndësishëm, të gjithë e dinë sa e rëndësishme është për një çift të ri të ketë fëmijë dhe çfarë stresi shkakton mungesa e fëmijëve për arsye të ndryshme mjekësore”, tha ai.
Në krye të ekipit mjekësor që vjen nga Bullgaria është Dr. Georgi Nikolov një nga emrat më të njohur në këtë fushë në vendin e tij, me përvojë të gjerë në trajtimin e problemeve të fertilitetit dhe shëndetit të grave dhe burrave.
Nisma “Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një fëmijë të lindur!” synon të kthehet në një traditë të përvitshme, si një urë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe një shpresë e re për shumë familje shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit