Mjeku epidemiolog: Në Maqedoninë e Veriut nuk ka rritje drastike të të prekurve, po realizojmë testime masive
Epidemiologu Artan Simaku, solli në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania një panoramë të përgjithshme të situatës në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij rritja e numrit të të prekurve ka ardhur gradualisht dhe jo në mënyrë të menjëhershme.
“Rezultatei i numrit të pacientëve të identifikuar si pozitivë me COVID-19 është 599 në total. Dje kemi patur 29 raste të reja pozitive dhe në vazhdimësi çdo ditë numri është dinamik dhe i ndryshueshëm. Kurba po shkon në mënyrë lineare duke u rritur. Nuk kemi ndonjë rritje drastike, por numri ndryshon dita-ditës. Për momentin në klinikën Universitare të Sëmundjeve Infektive janë mbi 60 raste. Në gjendje të rëndë respiratore kemi 9 raste dhe me frymëmarrje të asistuar kemi 12 raste. Të tjerët po e përjetojnë klinikisht më lehtë”, tha Smaku.
Mjeku epidemiolog u shpreh dhe se aktualisht në Maqedoninë e Veriut po bëhen testime masive. Krahasuar me Shqipërinë, shteti fqinj ka më shumë të prekur me coronavirus dhe më pak të shëruar. Aktualisht Maqedonia e Veriut ka 30 të shëruar, ndërsa Shqipëria 154.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë