Mjeku infektolog në Maqedoninë e Veriut: Mendoj se lehtësimi i masave ka ndodhur prej muajit të shenjtë të Ramazanit

24 Prill 2020 | 09:32

Në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 1300 numri i të infektuarve, 301 janë të shëruar, ndërsa 943 janë raste aktive. Në total janë bërë 13,649 testime, ndërsa kanë ndërruar jetë 56 persona.

Shteti fqinj ka vendosur te lirojë masat kufizuese pasi lufta me covid-19 duket se po rezulton e suksesshme. Mjeku infektolog nga Shkupi, z. Fadil Cana, tregoi për Euronews Albania rreth gjendjes aktuale në Maqedoninë e Veriut.

“Është normale rritja e numrit të të infektuarve sipas vlerësimeve të mia. Ajo që autoritetet shëndetësore vendosën, që është lehtësimi i masave si duket ka ndikuar në rritjen e numrit të të prekurve. Kjo është e pritshme duke marrë parasysh kapacitetet tona, jo vetëm të sistemit shëndetësor, por të të gjithë sistemeve këtu në Ballkan, të cilat janë të kufizuara. Kjo ndikon që të identifikohen me vështirësi të gjithë rastet aktive”, tha Cena. 

Sa i takon lehtësimit të masave ai tha se kjo ka ndodhur jo për shkak të teorisë së imunitetit të masave, por prej muajit të Ramazanit.

“Lehtësimi i masave, flas në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mendoj se ka përkuar me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe nuk besoj që ka një strategji të tillë nga autoritetet shendetësore për krijimin e imunitetit të masave. Gjithashtu bëhet për të dërguar një sinjal te qytetarët që situata është në kontroll dhe numri i rasteve vjen në ulje dita-ditës. Mendoj se në rastin konkret kur flas për Maqedoninë Veriut dhe sistemin shëndetësor, nuk ka një përgjigje se sa mund të jenë rastet aktive të pa verifikuara”, tregon ai.

Mjeku infektolog tregon se varësisht rajonit, sëmundja ka shfaqur shkallë të ndryshme të agresivitetit.

“Sëmundja ka shfaqur një agresivitet të ndryshëm nga rasti në rast si dhe nga rajoni në rajon. Ka rajone ku rastet e prekura pasqyrojnë një infektueshmëri jo shumë të lartë, ashtu siç ka dhe rajone e qytete të tjera ku shihet se sëmundja është më agresive. Gjendja e pacientëve që marrin trajtim shëndetësor është e qëndrueshme dhe jam i kënaqur prej informacioneve që tashmë në mëngjes mora prej kolegëve që ishin në detyrë në turnin e tretë. Gjendja e tyre është e qëndrueshme, përveç 8 pacientëve që janë në një gjendje më të rëndë shëndetësore dhe për të cilët zbatohet një trajtim intensiv. Rreth 20 raste janë në oksigjenoterapi”, u shpreh Cena.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026