Mjeku shqiptar në Turqi: Pas tërmetit janë shtuar pacientët me probleme kardiake
Kardiologu Elton Soydan tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se pas tërmetit në Turqi janë shtuar pacientët me probleme kardiake.
“Unë nuk kam qenë drejtpërdrejtë me pacientët që e kanë përjetuar traumën, mirëpo kam qenë drejtpërdrejtë me pacientët që kanë pësuar simptoma kardiake. Unë si mjek i kardiologjisë që jam kam hasur me pacientë që drejtpërdrejtë ose nga të afërmit e tyre, kanë pasur probleme me sistemin kardiovaskular. Tërmeti ka bërë rritjen e madhe të sëmundjeve akute kardiake, siç është ataku në zemër ose infarkti,” – u shpreh mjeku.
Ai tregoi se një numër i lartë i pacientëve me këtë simptoma kanë ardhur nga vendet e goditura nga tërmeti.
Në media herë pas here janë pasqyruar përjetimet e qytetarëve të zonave të prekura nga tërmeti në Turqi. Shumë prej tyre kanë frikë në flenë gjumë, të tjerë kanë frikë të qëndrojnë brenda shtëpive. Të mbijetuarit po vuajnë në heshtje fatkeqësinë që vrau më shumë se 50 mijë njerëz më shumë se dy muaj më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm