Money| Pse molla e Shqipërisë del më shtrenjtë në treg se ajo e Serbisë
Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishin protestat e blegtorëve dhe problematikat e fermerëve në mbarë vendin.
Shpenzimet për prodhimin e një litri qumësht janë më të larta se 120 lekë. Që të arrijnë të dalin me fitim, blegtorët duhet ta shesin produktin 160 lekë, pasi kanë paguar paraprakisht 140 lekë për ushqimin e gjedhëve, lëndën e parë, qiranë e kullotës, punëtorët, veterinerin e transportin. Nga ana tjetër, tregu jonë goditet nga oferta e rajonit, me kosto më të ulët, që i detyron përpunuesit dhe konsumatorët të blejnë prodhimin me logo të huaj.
Kriza e cmimit të qumështit vlen edhe për mollën, ku kostot e shtuara për karburantin, plehërimin dhe shpenzimet e tjera nuk mund ta cojnë tek blerësi me cmim më të ulët se 80 lekë dhe me të drejtë shtrohet pyetja se pse frutat që sjellin fqinjët tanë, janë më të lira?
Alban Zusi, Kryetari i Shoqtës së Eksportuesve, foli për Money në lidhje me ndikimin që ka ulja e euros në favorizimin e produkteve të huaja.
“Në qoftë se molla, dikur ishte 70 lekë, kjo do të thotë se vlente 50 cent. Sot 70 lekë janë 70 cent dhe bën sens për fermerin serb e maqedonas ta shesë në tregun tonë sepse fiton më tepër, pra ka më shumë hapësirë për të marrë marzhin e fitimit”, tha Zusi.
Drejtuesi i Politikave Agrare në PD, Eduard Sharka tha se mungesa e subvencioneve po godet fermerin vendas.
“Molla e Serbisë dhe RMV-së, në rast se janë subvencionuar atje, në vendin tonë duhet të kenë tarifa në doganë për të mbrojtur produktin vendas”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026