Revolta e fundit e fermerëve

2 Mars 2024 | 19:44

Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishin protestat e blegtorëve dhe problematikat e fermerëve në mbarë vendin.

Problemet me bujqësinë nuk kanë të sosur. Fermerët e Korcës ankohen se mollët e këtij viti nuk mund t’i shesin, pasi cmimi i tyre del në treg më i lartë se cmimi i mollëve që vijnë nga Serbia, Greqia e Maqedonia e Veriut. Në Gjirokastër, blegtorët po humbin para, sepse qumështi që ata nxjerrin po blihet nga përpunuesit me cmim nën kosto. Këto janë arsyet, pse këta njerëz janë revoltuar dhe kanë kërkuar ndihmë dhe zgjidhje për hallin e tyre.

Protestat e fermerëve në Shqipëri, gjatë viteve të fundit kanë qenë të shpeshta. Pamjet, ku hidhet qumështi në rrugë, qepët e patatet në kanal, apo pemët priten me sëpatë janë të trishta. E për këtë, përballja e fermerëve me humbjet dhe kërkimi për mundësi të tjera, duket se po prish edhe zinxhirin e funksionimit të një sektori që jep 19% të prodhimit të brendshëm bruto dhe mban në punë 45% të familjeve shqiptare.

Krytari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, tha se problematikat e fermerëve lindin nga buxheti i pamjaftueshëm që vendoset për sektorin e bujqësisë.

“E para, është buxheti i pamjaftueshëm që i vendoset sektorit të bujqësisë, peshikimit, agroturizmit etj. dhe ky buxhet i pamjaftueshëm sjell një sërë pasojash që fermerët i bën të dalin në protestë”, tha Rrapaj.

Fondi i përgjithshëm i qeverisë për bujqësinë për vitin 2024, arrin në 137 mln euro. Ai mbështet programe, që synojnë rritjen e pagave, zgjerimin e eksporteve, blegtorinë e peshkimin, fuqizimin e sigurisë ushqimore dhe disa hallka të tjera. Ndër vite, buxheti për ekonominë agrare është rritur; dhe në vlerë nominale brenda një dekade, shuma është dyfishuar, por politikat për ndarjen e këtyre parave nuk kanë dhënë rezultat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026