“Mos kombinoni bukën me djathë” – Nutricionisti tregon pse duhet shmangur
Nutricionisti Ylli Gramatiku tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se buka dhe djathi nuk duhen konsumuar së bashku pasi nuk treten në organizëm duke shkaktuar fryrje të barkut.
Nutricionisti shpjegoi se përbërja e këtyre dy ushqimeve, që jemi mësuar gjithë jetën t’i hamë të kombinuara me njëra-tjetrën, ka karbohidratet dhe proteinat që nuk treten së bashku.
“Buka dhe djathi nuk duhen konsumuar së bashku pasin karbohidratet dhe proteinat nuk treten së bashku. Kur ushqehesh me bukë dhe djathë dhe fillon fryhesh pas gjysmë ore, nuk do të thotë që je ngopur por je fryrë, kuptohet që organizmi s’e ka tretur”, tha nutricionisti.
Sipas eksperti ushqimor Abdyl Sinani të gjithë mund t’i përdorin këto ushqime bashkë nëse ua përballon organizmi ndërsa fryrja është një proces shkencor.
“Teori të reja dalin vazhdimisht, derisa organizmi jonë i përballon me sukses do t’i konsumojë. Fryrja është një proces shkencor; majatë natyrale e zbërthejnë sheqerin në gaz karbonik, ujë dhe nxehtësi”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës