Mosbindja civile e opozitës, 21 persona të shoqëruar në Bradashesh (Emrat)

29 Tetor 2024 | 20:57

21 protestues të cilët morën pjesë në mosbindjen civile të thirrur nga opozita në Bradashesh janë shoqëruar për në komisariat.

Lajmin e bëri të ditur për Euronews Albania gazetari Xhensil Shkëmbi.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se protestuesit ishin me duar në xhepa kur sipas tij ata u provokuan, u dhunuan dhe u shoqëruan nga policia.

Ai së bashku me deputetin Tomor Alizoti thanë për mediat se do të kujdesen të mësojnë emrat e të gjithë atyre efektivëve që shkelën ligjin dhe morën në mënyrë të padrjetë protestuesit, pasi sipas tyre ata do të mbajnë përgjegjësi.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se janë shoqëruar në komisariat protestuesit Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edmond Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.

Në Elbasan, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash.

LEXONI GJITHASHTU:

“Kthim pas nuk ka”, Noka mbyll protestën: S’do e shmangni dot më Surrelin

Tension te Mbikalimi i Kamzës, protestuesit përplasen me policinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026