Mungojnë blerësit, tregtarët të shqetësuar: Po shkojmë drejt falimentimit
Familja e Redina Guce prej 20 vitesh merret me tregti të veshjeve dhe suvenireve. Dy javë pasi ka rinisur aktivitetin e saj në tregun “Çam” në kryeqytet pas mbylljes thuajse dy mujore prej COVID-19, ajo thotë se për herë të parë po ndjen rrezikun e falimentimit.
“Do ia lëmë kohës, po ekonomia mori për poshtë, momentalisht nuk shoh pozitivitet. Me këtë situatë ndoshta degradimi mund të jetë edhe mbyllja. Inshalla jo sepse këtë kam, këtu jemi familjarisht që punojmë nuk është se jam vetëm unë”, shprehet ajo.
Pandemia COVID-19 po zbraz ndjeshëm xhepat e tregtarëve, të cilëve malli i sezonit të kaluar u ka mbetur stok.
“Lëvizje ka shumë po blerja është shumë, shumë e pakët, për arsye sepse çmimet u duken shumë të shtrenjta, ndërkohë që çmimet janë po të njëjtat nuk ka rritje. Përballimi është shumë i vështirë, llogarite që jemi me një stok të majmë të sezonit që ka kaluar sepse erdhën me një sezon me mëngë të shkurtra, është e papërballueshme është shumë e vështirë”, tregon Rudina.
Ndërsa tregtarët i kanë sytë nga blerësit, në rrugët e tregut sheh qytetarë, të cilët kalojnë dhe vështrojnë veshjet e ekspozuara, por Interesimi duket i vakët.
Tregtarët të pyetur nga Euronews Albania konfirmojnë se xhiroja ditore e blerjeve është e ulët, teksa mundësitë për të paguar qiratë e dyqaneve janë të pakta.
“Nuk interesohet asnjë, ekonomia është shumë dobët. Njerëzit mendojnë për bukë, jo për gjëra për të veshur”, shprehet një tregtar.
“Shumë pak shitje, me sakrificë është e sikletshme t’a përballojmë. Ka shumë pak lëvizje, as 1 e pesta e punës”, thotë një tjetër.
“Nëse shteti nuk e ndihmon biznesin e vogël, sikur edhe kredi t’i japë me pak interes. Të shohim edhe këtë muaj, është e papërballueshme, qiraja shumë e lartë”, apelon për ndihmë një tregtar.
Nga paketa financiare e qeverisë tregtarët pohojnë se kanë përfituar deri më tani vetëm një muaj, ndërsa janë në pritje të pagës së dytë dhe në shpresë për shtimin e numrit të blerësve.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen