Muralja te Qyteti Studenti shkakton debat, a është një transgjinor?
Ditët e fundit në rrjetet sociale ka qenë shumë e komentuar një murale në Qytetin Studenti.
Ajo është realizuar nga një artist spanjoll i quajtur Sasha Primo. Komentet më të shumta janë kundër kësaj muraleje duke argumentuar se bëhet fjalë për imazhin e një personazhi që i përket komunitetit LGBT+ dhe nuk është etike që një imazh i tillë të jetë në një nga fasadat e mjedisit më të populluar nga studentët.
Sipas Bashkisë së Tiranës, artisti në fjalë pasi mbaroi një murale brenda një kohe të shkurtër për “Mural Fest” kërkoi të realizonte një të dytë, i frymëzuar nga një grua rome që kërkonte lëmoshë te pallati ku ai kishte punuar. Krijoi afrimitet me të, aq sa gjatë kohës kur punonte muralen e parë, ndante drekën me të.
Mungesa e kohës, është shpjegimi që i jep artisti Helidon Haliti, përafrimit të këtij murali me një figurë transgjinore.
Sipas tij, artisti nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të theksuar tiparet femërore, ndërsa lartësia, i ka përforcuar këto vështirësi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë