Muzeu i artit mesjetar në Korçë/ Mbi 20 mijë vizitorë vetëm gjatë 2023-shit

22 Shtator 2023 | 16:27

Muzeu i Artit Mesjetar këtë vit ka pasur një numër të lartë vizitorësh të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Drejtoresha e këtij muzeu Fjoralba Prifti thotë për Euronews se nga Janari i këtij viti e deri tani këtë muze e kanë vizituar me shume se 20.000 turistë të huaj, ndërkohë që vetëm gjatë sezonit turistik kanë qenë afro 13.000 vizitorë.

“Ka qenë një nga vitet më të mira përsa i përket fluksit të turistëve, vizitorët kanë qenë të shumtë, mund të numërojmë rreth 20.000 vizitore nga fillimi Janarit deri tani. Presim ende turistë, shpresojmë mos jetë i suksesshëm vetëm sezoni veror por e dimërori”-tha Fjoralba Prifti, Drejtore e Muzeu të Artit Mesjetar.

Përsa i përket muzeut të artit mesjetar janë të huaj, nga Franca, Spanja, Gjermania, pothuajse nga gjithë Europa ka pasur vizitorë ”

Edhe pse mes shtatori, turistët e huaj vazhdojnë të jenë të shumtë në këtë muze. Kamera e Euronews Albania fiksoi disa turistë austriakë, të cilët tregojnë përshtypjet e tyre.

“Ky ishte një nga muzetë me të mirë që unë kam parë ndonjëherë, jam i surprizuar, në mbyllje të udhëtimit tonë në Shqipëri donim të vinim. Ne vijmë te gjithë nga Austria dhe duam të rikthehemi përsëri”.

“Kam qenë në shumë muze të ngjashëm si ai i Barcelonës, Rumanisë, Çekisë por këtu ka një koleksion shumë të veçantë, ikonografia unike, me kaq ngjyra, të tërheq vëmendjen”.

“Jam e interesuar shumë në ky lloj arti sepse unë vet jam e krishterë ortodokse dhe kam informacion për historinë e ikonave. Gjithë këto gjetje, ikona, bizhuteri e gjithçka tjetër do më ngeli ne mendje”- shprehen qytetarët.

Muzeu i Artit Mesjetar ka më shumë se 8200 objekte të kultit kryesisht, 6400 prej të cilave janë ikona dhe 420 prej tyre gjenden të ekspozuara për vizitorët vendas e të huaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026