Muzikantët protestojnë në RMV, kërkojnë rikthimin në punë dhe lejimin e eventeve

4 Qershor 2021 | 19:21

Punonjësit në sektorin e muzikës protestuan sot para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pasi sektori i tyre nuk u përfshi në lehtësimin e masave anti-Covid. Ata kërkojnë kthim në punë dhe shfuqizim të ndalesës për shfaqjet nëpër objektet hotelierike.

“Vërejtjet tona konkrete janë pas vendimit të fundit ku dasmat lejohen, ndërsa evente tjera jo, për ne është skajshmërisht diskriminuese dhe jo-logjike. Pasiqë protokolle për evente të vogla ne kemi dorëzuar tek ministria e kulturës dhe komisioni për sëmundje infektive që para një viti. Protokollet i kemi kopjuar nga vendet tjera evropiane dhe janë kualitative, nuk e dijmë se përse nuk janë shqyrtuar dhe asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje”, u shpreh kryetar i Shoqatës “Muzikë tani”.

Ata kërkojnë takim me autoritetet që të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre.

 “Nuk mund të ulen gjashtë persona në tavolinë, të flasin me gojën plot, ose të gjithë prekin në sallatën e njëjtë dhe kjo të mos paraqet problem për komisionin për sëmundje infektive, ndërsa një muzikant t’i bie violinës në një qoshe, të paraqet kërcënim të tmerrshëm për vizituesit e objekteve hotelierike ose DJ”, Xhon Ilija, pjesë e Shoqatës, “Muzikë tani”.

Ata thonë se kjo është veprimtaria e vetme e ndaluar në masën 100%.

Kjo shoqatë me 440 anëtarë dhe me mbështetjen e mbi 1600 anëtarëve në shoqata tjera thonë se nuk do të ndalojnë me protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026